E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministrja Denaj: Konsumatorët të zgjedhin prodhimet shqiptare

Zgjedhja nga konsumatorët e prodhimeve shqiptare ka qenë të hënën apeli i ministers së Bujqësisë, Anila Denaj në Ditën Botërore të Ushqimit.

Sipas saj, Dita Botërore e Ushqimit, ka për qëllim të sensibilizojë mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Denaj vuri në dukje angazhimin e Shqipërisë për rritjen e sigurisë ushqimore, për të sjellë produkte me cilësi e standarde të larta, për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

“Në rrugën drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria tashmë po bën përafrimin e legjislacionit për fushën e sigurisë ushqimore, për të sjellë produkte me cilësi e standarde të larta për konsumatorët vendas e të huaj”, u shpreh Denaj.

Sipas saj, konsumatorët duhet të zgjedhin prodhimet shqiptare, duke përkrahur kështu fermerët, që punojnë çdo ditë për të na sjellë prodhime cilësore e me shije në tryezat tona.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›