E Martë, 3 Nëntor 2026

Të moshuarit nuk janë vetëm, Bashkia e Tiranës ofron shërbim në banesë për 220 raste

Drita Tresta është një 87-vjeçare, e cila prej më shumë se dy vitesh jeton vetëm në një banesë në një prej lagjeve të njësisë administrative 9, në Tiranë.

Bashkëshorti dhe fëmijët e saj kanë ndërruar jetë, ndërsa nipërit jetojnë larg, jashtë vendit.

Nënë Drita është një prej 220 të moshave në Tiranë që aktualisht marrin shërbimin e kujdesit në shtëpi. Kujdestarja e saj e viziton çdo ditë, i çon ushqimin dhe e ndihmon për çdo nevojë.

Nevoja për të ofruar shërbim në shtëpi për të moshuarit e vetmuar u evidentua gjatë pandemisë. Bashkia e Tiranës ka nisur këtë vit ofrimin e këtij shërbimi përmes një projekti me shoqatën Rayder Albania dhe financim të BE-së.

Rastet identifikohen nga njësitë administrative dhe për trajtimin e tyre angazhohet një grup multidisiplinar, që nga punonjësit social e deri tek mjekët.

Me jetë jo të lehtë mbi supe, Nënë Drita sot i gëzohet çdo vizite në shtëpi.

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›