E Martë, 3 Nëntor 2026

Këpucari 83-vjeçar/ Të ardhura minimale por punon me pasion

Kolo Graçi është 83 vjeç. E mësoi zanatin e këpucarit nga i ati dhe që prej moshës 13 vjeç vazhdon të punojë.  Sot ai bën riparime këpucësh, ka këpucarinë e tij. Për të ky zanat është gjëja më e çmuar në botë, falë kësaj pune ai thotë se rriti fëmijët, i shkolloi, i martoi dhe mbajti ekonominë e familjes .

Është punë e vështirë por po ju përkushtove dhe e përvetësove zanatin të jep shumë kënaqësi thotë ndër të tjera këpucari.

“Puna e vështirë është por po e përvetësove të jep kënaqësi. Duhet ta përvetësosh mirë punën që kur ta nxjerrësh nga duart të të thotë klienti të lumshin duart”, shprehet këpucari.

Nuk e detyron askush të vi në punë por e bën me kënaqësi. Edhe pse të ardhurat që  siguron janë minimale. Ai çdo ditë e hap punishten e tij në orën 8- të.

Teksa ne e intervistonim Graçin, klientët hynin e dilnin nga dyqani i tij për të bërë riparimet e nevojshme të këpucëve të tyre. E ndërsa merr në duar këto porosi znatçiu nis e tregon të gjthë proçesin që ndiqet për riparim.

Në qytetin e Këlcyrës ka shumë të rinjë të papunë, që rrin kafeneve dhe nuk ofrohen të mësojnë këtë zanat, pasi duan punë të lehta, shprehet këpucari.

Gazetare: L.Koçiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›