Ministrja Godo: Qytetarët të mbështesin mjekët
Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo shprehu sot shqetësimin për rastet e dhunës që është shfaqur ndaj bluzave të bardha dhe bëri apel që qytetarët të mbështesin mjekët në punën e tyre dhe të rikthehet besimi tek bluzat e bardha.
Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo shprehu sot shqetësimin për rastet e dhunës që është shfaqur ndaj bluzave të bardha muajt e fundit. Duke i cilësuar si të papranueshme ministrja Godo i beri apel shoqërisë dhe politikës të jenë në krah të mjekëve. Ajo tha se lufta kundër korrupsionit por nxjerr anën e saj më negative, dhe po prek bluzat e bardha.
Minsitrja shtoi se ka besimin dhe mbështetjen e qeverisë për ndryshimin e gjëndjes në sistemin e shëndetësisë.
Mjeku Agron Ylli u qëllua dje me një armë të ftohtë në një klinikë private pranë zonës së “Shallvareve” në kryeqytet. Aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia arrestoi agresorin.
(s.g/BalkanWeb)