"Dosjet", Gjyqtarët: Kuvendi të mos miratojë ligjin
TIRANE- Të indinjuar nga mos-konsultimi i politikës me ekspertë dhe grupet e interesit shoqata Kombëtare e Gjyqtareve renditi sot para mediave kundërshtitë lidhur me projektligjin për hapjen e dosjeve. Kryetarja e kësaj shoqate Manjola Bejleri tha se ky projekt cënon rëndë statusin e gjygjtarit ndërsa anashkalon totalisht Këshillin e Lartë të Drejtësisë
“Shoqata Kombëtare e Gjyqtareve shprehet e indinjuar për mospërfshirjen e gjyqtarëve në diskutimin e pr.ligjeve ku parashikohet të vendoset lidhur me organizimin, funksionimin e statusit të tyre. Kështu ka ndodhur edhe me këtë pr/ligj ,i cili prek në mënryë të drejtëpërdrejtë statusin e gjyqtarit”- tha kryetarja e shoqatës Manjola Bejleri.
Shoqata shprehet pro vendimeve që zbardhin të vërtetën mbi periudhën e errët të regjimit komunist por sipas kryetares ky projektligj shkel kushtetutën e si i tillë nuk duhet miratuar nga Kuvendi.
Pas një sërë përplasjesh me ekzekutivin për disa projektligje pjesë e reformës në drejtësi gjygtarët i kërkojnë qeverisë një strategji të qartë dhe mbi të gjitha gjithëpërshirëse.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb