E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministrja Koçiu në Samitin e Londrës, forcim i bashkëpunimit rajonal kundër krimit të organizuar dhe migracionit

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, mori pjesë sot në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin, i cili po zhvillohet në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ministrja Koçiu u prit nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Shabana Mahmood, dhe përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi objektivat e pjesëmarrjes së saj.

Ajo shkroi në rrjetet sociale se “qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm dhe sfidave të sigurisë kibernetike”.

Ky samit është pjesë e serisë së takimeve në nivel ministror që Mbretëria e Bashkuar, si vend pritës i Procesit të Berlinit 2025, është duke organizuar me tematika kyçe si politika e jashtme, e brendshme dhe ekonomike.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij procesi është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë afrimin më të ngushtë evropian të Ballkanit Perëndimor.

Këto takime përgatitore do të kulmojnë me Samitin e Liderëve, të thirrur nga kryeministri britanik në Londër, i cili do të zhvillohet më 22 tetor 2025.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›