Ministrja Ogerta Manastirliu publikon datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2024

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, publikoi sot datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2024, të cilat do të jenë:
- Gjuhë e huaj, 3 qershor;
- Gjuhë shqipe dhe letërsi, 10 qershor
- Matematikë, 18 qershor
- Provim me zgjedhje, 24 qershor
- Provim Teori profesionale e integruar për Maturën Shtetërore Profesionale, 24 qershor
Ministrja Ogerta Manastirliu e bëri njoftimin në rrjetet sociale.
“Shpallen për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional. Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024. Suksese të gjithë nxënësve tanë,” njofton ministrja.
/rtsh.al/