Ministrja Xhaçka: Aleatët më të fortë se kurrë për t’u përballur me agresionin rus

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se “kohezioni i aleatëve sot është më i fortë se kurrë për t’u përballur me agresionin rus”.
“Në Samitin e NATO-s në Bruksel. Vendosmëri e madhe dhe angazhim konkret i Aleancës për të garantuar sigurinë e të gjithë aleatëve dhe ndihmën për Ukrainën. Kohezioni i aleatëve sot është më i fortë se kurrë për t’u përballur me agresionin rus”, shkruan Xhaçka.