Ministrja e Integrimit takon të rinjtë e FRPD-së në Dhërmi
Bregu: Referendumi, e vetmja zgjidhje që na mbetet për integrimin
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi dje se referendumi për heqjen e imunitetit ishte e vetmja zgjidhje që i mbetej mazhorancës në kuadër të nevojës emergjente për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian. Këtë deklaratë Bregu e bëri në një takim që zhvilloi dje me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në kampin veror të Dhërmiut. Duke folur për procesin e integrimit dhe punën e qeverisë në kuadër të përmbushjes së 12 pikave të Planit të Veprimit, Bregu theksoi se heqja e imunitetit është një kusht i vendosur nga BE-ja për marrjen e statusit. Nisur nga refuzimi i opozitës për ta votuar heqjen e imunitetit, pa marrë garanci shtesë, Bregu theksoi se e vetmja zgjidhje për mazhorancën mbetej referendumi popullor për këtë çështje. Referendumi i qytetarëve, që na duan të gjithëve të barabartë para ligjit, do të jetë zgjidhja e vetme. Kohë nuk ka. Shtatori është muaji i cili fillon me vrull për të raportuar dhe për një sërë detyrimesh të tjera që qeveria shqiptare ka marrë përsipër të realizojë. 2013-a është afër. Përgjigjen më të mirë kësaj opozite, që e ka të vështirë të pranojë se brenda dy mandateve, PD dhe qeverisja e saj i solli shqiptarëve anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe do ti sjellë dhe statusin e vendit kandidat, do tia japin me votën e tyre të rinjtë dhe të gjithë qytetarët që besojnë te kjo forcë politike e te kjo qeveri, deklaroi ministrja e Integrimit.
Akuzat
Ministria e konsideroi dje si të paprecedentë refuzimin e opozitës shqiptare për përmbushjen e një detyrimi madhor, siç është integrimi
Ministrja e Integrimit takon të rinjtë e FRPD-së në Dhërmi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip