Ministrja e Jashtme Xhaçka uron presidenten e rë të PE-së: Vit vendimtar për integrimin e Shqipërisë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka uruar presidenten e re të Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
“Urimet më të mira për Roberta Metsola në emërimin e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku në këtë vit vendimtar për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Xhaçka.