E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veto që po mban “peng” Shqipërinë në rrugën e integrimit, Luhrmann: Kemi marrë sinjale pozitive nga Bullgaria

Vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian është bërë pengesë serioze për Shqipërinë, por qeveria gjermane nuk e sheh ende si zgjidhje ndarjen e rrugëtimit të dy vendeve. Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Ministrja Gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Luhrmann tha se Bullgaria ka dhënë sinjale positive për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme. “Për ne është e një rëndësie thelbësore për të ecur në këtë rrugë në nisje e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kemi marrë sinjale pozitive nga Bullgaria dhe do të mundohemi të gjejmë në një moment sa më shpejt të mundshëm zgjidhjen më të përshtatshme”, tha ministrja gjermane.

Tirana ishte ndalesa e dytë e ministres gjermane për Europën dhe Klimën. Një ditë më parë Luhrmann ishtë në Maqedoninë e Veriut. Vizita e saj përkonte me ditën e parë të punës së qeverisë së sapoformuar nga Dimitar Kovaçevski.

Vonesat formale të krijuara ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit me Bashkimin Europian kanë shqetësuar qeverinë.  Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, njëkohësisht ministër i Shtetit për Rindërtimin, ndërsa priti sot në një takim në Tiranë, ministren gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Luhrmann, ku në fokus të takimit ishte procesi i integrimit europia  bëri të ditur se Shqipëria ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave. “Shqipëria vazhdon të referojnë një mbështetje rreth 90% për procesin e integrimit në BE, i shpreha keqardhjen se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, sot që flasim nuk ka asnjë vend anëtarë të BE që të ngrejë një problematikë në Shqipëri, që të pengojë hapjen e negociatave, edhe pse Komisioni e konfirmon këtë, akoma besoj në 6 muajt e ardhshëm shpresojmë të kemi hapjen formale të negociatave“, tha ministri Ahmetaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›