E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja e Çështjeve të Brendshme do të dorëhiqet

Jacqui Smith, sekretarja britanike për
Çështjet e Brendshme do të largohet
nga detyra në rikonfi gurimin e ri të kabinetit
qeveritar. Këtë e
bëjnë të ditur për BBC
burime pran ministrisë
së saj. Kryeministri Gordon
Braun ka ndërmend
që ta ribëjë kabinetin,
pas zgjedhjeve të së enjtes
për Parlamentin Evropian.
Sipas burimit të
informacionit, ministrja
do ta marrë një vendim
të tillë për familjen e saj
e cila që kur ka plasur
skandali i abuzimeve
të disa deputetëve me
fondet shtetërore, ka
qenë në shënjestër të
medias. Por ndërsa tërhiqet nga detyra,
Smith kërkon që të vazhdojë të qëndrojë
deputete, madje edhe në zgjedhjet e ardhshme
që do të zhvillohen në vend në vitin
2010. Ajo akuzohet për disa abuzime me
një banesë të dytë të
saj. Largimi i ministres
është i fundit pas një
sërë largimesh të një
numri jo të vogël deputetësh
të së majtës dhe
së djathtës, të gjithë të
akuzuarve nga shtypi i
përditshëm për përfi tim
të padrejtë nga paratë e
taksapaguesve. Smith,
46 vjeç u promovua
shumë si ministre nga
Braun në vitin 2007
dhe në disa raste ka
fituar edhe simpatinë
e njerëzve në lidhje me
menaxhimin e disa situatave si ajo e sulmit
me bombë në Aeroportin e Glasgout

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›