E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azia Jugore në kohën e urisë, periudha më e keqe këto 40 vjet

Pesha e krizave ekonomike bie
gjithmonë te shtresat më të
brishta, te të varfrit. Nuk kishte
si të ndodhte ndryshe edhe në
rastin e krizës së fundit pasojat
e së cilës janë ndier në vendet
në zhvillim dhe ato të varfra dhe
kanë prekur rajone të tëra. Sipas
një raporti të fundit të publikuar
rishtazi nga Organizata e
Kombeve të Bashkuara, uria në
Jug të Azisë ka prekur nivelin e
saj më të lartë në 40 vitet e fundit.
Një nga shkaqet kryesore është
rritja e çmimit të karburanteve
dhe rënia e përgjithshme e rritjes
ekonomike në shkallë globale.
Raporti i realizuar nga stafi i fondit
të fëmijëve UNICEF thotë se 100
milionë më shumë njerëz në rajon
janë në një situatë më të rëndë
ushqimore krahasuar me dy vjet
më parë. Sipas raportit, qeveritë
e Azisë Jugore duhet të rrisin në
mënyrë urgjente shpenzimet
sociale. Gjithashtu, ato duhet
urgjentisht që të merren edhe me
çështjet e ndryshimeve klimatike
dhe urbanizimit. Sipas Bankës
Botërore, tre të katërtat e popullsisë
së vendeve të zonës së Azisë
Jugore, që përbëjnë thuajse 1.2
miliardë njerëz, jetojnë me më
pak se 2 dollarë për frymë në ditë.
Sipas raportit, 400 mijë persona
janë të uritur në mënyrë kronike.
Raporti përqendrohet më shumë
në ndikimin që kriza ka pasur te
gratë dhe fëmijët duke vënë në
pah se pikërisht ata janë edhe më
të prekurit nga kriza dhe pasojat
e saj. Sipas UNICEF-it situata në
këto vende është e nderë. Raporti
citon një numër faktorësh dhe
shkaqesh që kanë të bëjnë me
përkeqësimin e situatës. Të tilla
janë rënia e nivelit të pagave, pakësimi
i ndihmave nga jashtë, rritja
e çmimeve të ushqimeve shpesh
edhe në masën 200% etj. Nepali,
Bangladeshi dhe Pakistani janë
vendet e prekura më keq nga kriza,
por edhe në vende si India ka
shumë vuajtje për shkak të mungesës
së punës. Sipas UNICEF-it
qeveritë e rajonit duhet që të
rrisin shpenzimet për ushqimin,
kujdesin shëndetësor dhe shkollimin
për të shmangur krizën. Ato
mund të përdorin edhe programet
e stimulit fi skal dhe ndihmat nga
jashtë për të fi nancuar shërbimet
sociale bazë në fusha të tilla si
shkollimi dhe shëndetësia, si dhe
programet e trajnimit, veçanërisht
për më të rinjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›