Princi që nuk kërkon grua
"Rajpipla është qyteti më ‘gej‘ i Indisë", thotë princi Manvendra Singh Gohil, duke bërë shaka mbi famën e qytetit të mbretërisë së tij. "Gjithçka këtu është rozë: shkolla, stacioni, spitali, pallati mbretëror. Është njëlloj sikur paraardhësit e mi ta kishin imagjinuar se njëri nga pasardhësit e tyre do të kishte preferencë të veçantë për këtë ngjyrë". Buzëqesh i kënaqur, pastaj vazhdon: "Në Rajpipla u zhvillua konferenca e parë mbi homoseksualitetin në Indi dhe u xhirua ‘Yours emotionally‘, filmi i parë me tematikë mbi homoseksualët indianë. Këtu do të lindë edhe shtëpia e parë e kujdesit për ta. Jo rastësisht tërhoqëm edhe vëmendjen e Oprah", tregon princi, që në 2007-ën ishte i ftuar në talk-shown e Oprah Winfrey-t, më i famshmi në televizionet amerikane. Prezantuesja donte të dinte se çfarë do të thoshte të ishte gej trashëgimtari i parë i fronit në botë. "I kishte duart të ashpra", komentoi princi, që nuk kishte dëgjuar kurrë më parë të flitej për Oprah. Ndërtesa ku banon është kthyer në një resort luksoz dhe po bëhet një vend shumë i dashur për kinematografinë. Manvendra tregon se në ish-banesën e tij mbretërore janë xhiruar më shumë se 400 filma. Në moshën 43-vjeçare ai është princi më i dashur nga shtypi indian. Sa herë që ndodh diçka në botën e homoseksualëve, tre celularët e tij nisin të bien pa pushim. Nga ana tjetër, janë shumë pak homoseksualë të deklaruar në Indi. Kur në Nepal u legalizuan martesat homoseksuale, Manvendra ishte i pari që u pyet për të komentuar lajmin. "Nepali është një vend më i hapur se i joni", thotë princi. "Nëse India nuk bën përpjekje për të lëvizur, do të ngelet një vend i pazhvilluar". Princi është edhe një pikë referimi për homoseksualët e rinj në vështirësi, që shpesh i kërkojnë këshilla përmes telefonit. Një fakt i çuditshëm ky, kur dihet se sa konservatorë kanë qenë paraardhësit e tij. Manvendra, në të vërtetë, nuk ka pasur kontakte me qytetarët e zakonshëm deri në moshën 26-vjeçare. Prindërit e kuptuan që ishte gej pas dështimit të martesës së parë. Kur i thanë për herë të dytë që të martohej, princi kaloi një periudhë shumë të vështirë. Në atë kohë, doktori që e kuronte i paralajmëroi prindërit: "Nëse refuzoni të pranoni homoseksualitetin e tij, ai do të vdesë". Ata u përpoqën duke shpresuar që Manvendra do t‘i mbante sekret prirjet e tija seksuale, ashtu siç kanë bërë në të kaluarën, shumë mbretër e princa.
Skandali në oborrin mbretëror
Por, në vitin 2006, Manvendra doli në faqen e parë të një gazete lokale. Prindërit nuk i folën për tre muaj. Ndërkaq, e njëjta gazetë publikoi një deklaratë të së ëmës që e përjashtonte nga trashëgimia dhe kërcënonte se do të denonconte këdo që lidhte emrin e saj me atë të të birit. Një justifikim i çuditshëm, për vetë faktin se nuk mund të përjashtonte trashëgimtarin e vetëm të fronit. Ndërkaq, Manvendra është i sigurt se prindërit e tij kanë qenë të detyruar të bënin atë veprim nga lobi gej i pallatit që ka frikë të dalë hapur. "Kanë frikë se tregoj emrat e tyre", tregon princi. Ky kujtim është i dhimbshëm, por princi është i kuptueshëm me të gjithë, madje edhe me ata qytetarë që mbushën sheshet duke i djegur fotografitë dhe duke i uruar vdekjen kur e morën vesh. "Nuk duhen fajësuar ata, por injoranca e tyre", thotë. Mamaja e tij vazhdon ende të mos i flasë, por qëndrojnë në kontakt përmes shërbëtorëve të tyre. Më i besuari për Manvendrën quhet Chamapak Singh Mahida dhe është një burrë i dashur 85 vjeç, mbuluar nga rrudhat nga koka te këmbët, që e ndihmon princin për gjithçka. Fëmijëria e Manvendras ka qenë e vetmuar. Të vetmit që u bënin shoqëri ishin shërbëtorët. Vetëm në moshën tetëvjeçare zbuloi se ajo që ai e konsideronte si nënën e tij ishte thjesht gruaja e shërbimit. Miku i tij më i mirë ishte një jetim që e ëma e kishte zgjedhur për t‘i ndenjur pranë. I rritur në një ambient të mbrojtur rreptësisht, Manvendra e kaloi rrugën për herë të parë vetëm kur ishte 16 vjeç. I kishte zili fëmijët e fqinjëve përreth, të cilët edhe pse ishin të varfër, ishin të lirë dhe kishin përreth një familje të shëndetshme. Vetëm pasi hoqi dorë nga jeta mbretërore, krijoi një familje alternative me miq, që ai i quan vëllezër, motra, djem, vajza, baballarë dhe nëna. Laxmi, aktivistja më e famshme ndër transvestitët indianë është motra e tij, ndërsa astrologu është i ati. Gazetarja që shkroi artikullin ku tregonte se Manvendra ishte gej, ishte gjithashtu motra e tij. Anëtarët e stafit i quan motra dhe vëllezër, ndërsa prindërit e vërtetë i thërret "prindërit e mi biologjikë", sikur të ishte i adoptuar. Ai tregon se një kompani indiane i ka kërkuar t‘i bëjë reklamë një marke prezervativësh, por është në dilemë nëse duhet të pranojë apo jo. Problemi është se ai nuk thotë kurrë jo. Për shembull, në internet gjenden disa foto të tij shumë të sikletshme. Po ashtu, ai është edhe imazhi i "Lakshaya Trust", një organizatë që mbron të drejtat e homoseksualëve në shtetin e Gujaratit e që i ndihmon në bërjen falas të analizës së SIDA-s dhe kujdeset që të marrin ilaçe e prezervativë falas. "Lakshaya Trust" është një shembull për t‘u admiruar në një vend ku homoseksualizmi konsiderohet si krim i dënueshëm nga neni 377 i Kodit Penal. Për këtë arsye, Manvendra nuk e feston kurrë ditën e pavarësisë. "Do ta bëj kur të hiqet dënimi për homoseksualizmin", thotë. Rruga nga Rajpipla në Baroda, ku ndodhet edhe selia e "Lakshaya Trust", është e mbushur plot me makina, biçikleta, motorë dhe përgjatë saj ka tabela të mëdha publicitare të filmave të Bollywood-it, mes të cilëve edhe "Dostana" (Miqësia). Në këtë film, dy protagonistët hiqen sikur janë gej për të marrë një apartament në Majami. Në një pjesë të filmit, dy personazhet puthen. Puthja, e para e këtij lloj në historinë e Bollywood-it, ka entuziazmuar homoseksualët indianë, ndërsa Manvendra ishte i pari që u ftua në televizion për ta komentuar filmin. Vetë princit 43-vjeçar iu desh ta fshihte për shumë kohë homoseksualitetin e tij. Për këtë arsye sillet si "adoleshent" duke folur gjithandej për seksin dhe homoseksualët. Por cilat janë planet e tij për të ardhmen? Kur i ati të vdesë, do të bëhet muharaxhah dhe detyra e tij është të gjejë një trashëgimtar të denjë për fronin. Ndaj, Manvendra dëshiron të adoptojë një fëmijë, meqë nuk i intereson ta rrisë një të porsalindur. Kështu, princi po përgatitet të thyejë një tjetër tabu: do të jetë homoseksuali i parë që do të adoptojë një fëmijë në vend.