E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ministrja e financave Ibrahimaj: Presidenti e lexon gabim “Buxhetin 2022”!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta lidhur me “Buxhetin 2022”, të cilin kreu i shtetit e ktheu  për rishqyrtim në Kuvend.

Meta ka deklaruar se “Buxheti 2022” nuk është transparent. 385 milionë euro ka humbur qeveria në Gjykatën e Arbitrazhit. Detyrimi do paguhet me taksat e qytetarëve, por zero sqarime kur dhe si”, ka thënë ndër të tjeraa ai.

Lidhur me këtë deklaratë, Ibrahimaj thekson se “Ministria e Financave dhe Ekonomisë është në dispozicion të zotit President për t’i shpjeguar se ai e lexon (në qoftë se e ka lexuar) gabim buxhetin 2022”.

“Citimi i përdorur nga zoti President (apo nga cilido që e ka shkruar në emër të tij) është një lajm i rremë fund e krye.  Uroj që z. Presidenti të reagojë duke e hequr këtë postim, qoftë edhe pa i kërkuar ndjesë publikut, për dizinformimin që postimi i tij përmban”, ka deklaruar ministrja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›