E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vizita e presidentit Erdogan në Shqipëri, nënshkruhen 7 marrëveshje bashkëpunimi me Turqinë

Me rastin e vizitës së presidentit turk Erdogan në Shqipëri, sot janë nënshkruar edhe 7 marrëveshje bashkëpunimi mes Turqisë dhe Shqipërisë.

1- Një  marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar;

7 -Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›