E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Ministrja pranoi evazionin fiskal të 500 kompanive”, Kryemadhi reagon sërish për inceneratorët: A janë audituar ndonjëherë? SPAK të veprojë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi në një deklaratë për media ka reaguar sërish për atë që ajo e quaj afera e inceneratorëve. Duke iu referuar deklaratave të bëra nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, Kryemadhi ka ngritur pyetjen nëse Ministria e saj ka audituar inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Kryemadhi ka përsëritur sërish thirrjen ndaj SPAK për hetime.

“Ministria dje pranoi se qenkan 500 kompani të tilla, me disa që janë dënuar dhe disa jo. Por unë kam një pyetje! A ka audituar ndonjëherë Ministria e Financave inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës. Nëse që prej 2015 këto kompani janë hetuar për shkelje në deklarimin e të ardhurave, a ka shkuar deri në fund hetimit tatimor?

Çdo ditë që zgjatet inceneratori i Tiranës, dhe i bëj thirrje SPAK që mos ta zgjasë më, çdo ditë që zgjatet kontrata e inceneratorit të Tiranës, shqiptareve i grabiten 80 mijë euro në ditë. Këto para më e pakta do të ishin ndihmë financiare për zyrat e Prokurorëve të cilët mund të kishin më kollaj për të pasur më shume staf, për të pasur më shumë mundesi për të zbardhur problemet e drejtësise”, tha Kryemadhi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›