E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama i pikëlluar nga vrasja e ish-kryeministrit Abe: Tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua me dy plumba gjatë një fjalimi në Nara. Kreu i qeverisë shkruan në rrjetin social Twitter se vrasja e ish-kryeministrit japonez nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar!”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›