E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minogue, dashuri e re per te harruar Martinez

Prej disa kohesh, kengetarja australiane, Kylie Minogue kishte humbur gjurmet nga jeta publike, duke shijuar e qete periudhen pas semundjes se kancerit qe e kaloi me sukses.

Por fshehja e saj nga aparatet fotografike nuk ka zgjatur shume, pasi ne faqet e revistes “Hello!” jane publikuar disa foto te Minogue me te dashurin e saj te ri, modelin spanjoll Andres Valencoso ne Alpet franceze.

Cifti ishte pare edhe gjate muajit tetor ne Paris me rastin e ditelindjes se Dita Von Teese, por fotot e “Hello!”, konfirmojne plotesisht se Minogue ka nisur nje tjeter histori dashurie. Kengetarja australiane vjen pas nje periudhe negative, pasi u nda nga i fejuari Oliver Martinez.

Megjithate, duket se aventura e ciftit ne pistat e skive ka dhuruar edhe nje lajm per revistat, pasi i dashuri i kengetares ka pesuar nje incident, duke lenduar krahun. “Kylie dhe i fejuari i saj erdhen ne ndihmen e shpejte pas rrezimit te tij ne pisten e skive. Andres po shtrengonte krahun dhe dukej qe po vuante nga dhimbjet”, rrefehet nje deshmitar ne qendren e ndihmes se shpejte.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›