Mblidhet bordi i TOB-it për shfaqjet e 2009-ës
Pritet të mblidhet bordi i TOB-it për të vendosur shfaqet e reja të vitit 2009-të. Së shpëjti do të diskutohet dhe mes ministrit të MTKRS Ylli Pango dhe drejtorit Zhani Ciko si dhe bordit te pergjithshëm,në lidhje me buxhetin dhe programin e shfaqeve për 2009-ën. Me miratimin e buxhetit do të fillojë më pas dhe vënia në praktikë e projekteve.Sapo ka kaluar në vitin e 56-të të ekzitencës dhe aktivitetit të tij. Në vitin, i cili vetëm pak ditë ka që ka kaluar, u festua dhe në mënyre dinjitoze 55-së vjetori i TOB-it, I cili solli në skenën e tij veprat më përfaqësuese të repertorit botëror si "Lucia di Lambermur", "Triptiku" apo "Kopelia".. Këtë vit pretendohet e njëjta gjë. Të vijnë në skenën më të madhe operistike të vendit, veprat më përfaqësuese. Ajo ëka do të spikas dhe këtë vit do të të jetë afrimi i elementeve të rinj artistik në teatër. Nuk bëhet fjalë vetëm për realizimin në formën më të mirë të shfaqeve, por dhe afrimin e elementeve të rinj dhe talenteve të reja, që duket se këtë vit në teatrin e operas, kanë qënë mëse të angazhur. Kjo është një frymë e re e TOB-it, e cila afron artistët më në zë të tij me talentet e reja, të cilat në të ardhmen do të jenë zotërues së skenës së TOB.