E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patrik Swayze: Me kane mbetur dy vjet jete

Patrick Swayze ka dhene intervisten e pare televizive, qe pas diagnostikimit me kancer ne pankreas vitin e kaluar. Ai tha se ishte i frikesuar, i zemeruar dhe se mund t’i kene mbetur edhe dy vjet jete.

Aktori i "Dirty Dancing" deklaroi se deri tani ka arritur te mbijetoje, edhe pse sipas parashikimeve mund te kishte vdekur kohe me pare. "Do te uroja te ishin pese vjet. Dy vjet me mbeten, nese do t’u besojme statistikave. Dua te jetoj te pakten derisa te perfundoj kuren qe kam nisur".

Personat qe vuajne nga kanceri ne pankreas mund te jetojne deri ne 5 vjet, por shumica e tyre vdesin brenda gjashte muajsh. "Jam i tmerruar, i zemeruar, pyes veten pse te me ndodhe mua", ka deklaruar Swayze.

Megjithate, aktori i ka hedhur poshte zerat se ndodhet prane vdekjes. “Nuk jam ne shtratin e vdekjes, nuk kam hequr dore dhe nuk po i them askujt lamturmire”, shtoi ai.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›