E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minoritaret e PS Mos i lini komunat PBDNJ-se

GJIROKASTR - Socialistet minoritare kercenojne kryesine e partise me bojkotim te procesit zgjedhor ne daten 8 maj. Shkak eshte bere aleanca PS - PBDNJ dhe kerkesa e kesaj te fundit per te pasur zona te lira ne tete komunat e banuara nga minoriteti grek. Behet fjale perkatesisht per komunat Dropull i Siperm Dropull i Poshtem e Pogon ne rrethin e Gjirokastres Livadhja Aliko e Dhiver ne rrethin e Sarandes si dhe Mesopotam e Finiq ne rrethin e Delvines.

Te majtet minoritare kane dale kunder kerkeses se paraqitur nga Partia e Bashkimit te te Drejtave te Njeriut per te konkurruar me kandidatet e saj ne te tete komunat dhe deklarojne se ne nje rast te tille nuk do te kene kandidatura as per keshillat komunare nderkohe qe do ti behet thirrje elektoratit te mos marre pjese ne votime. Kerkojme respektimin e parimit te reciprocitetit. Jemi te vendosur ti bojkotojme zgjedhjet lokale nese udheheqja e Partise Socialiste do ia lere te gjitha zonat PBDNJ eshte shprehur per Shekulli-n Thoma Garo kryetar i asamblese se PS per komunen Dropull i Siperm.

Per komunen Pogon socialistet kane propozuar Pano Goci ndersa PBDNJ-ja Thanas Qiro. Per komunen e Dropullit te Poshtem socialistet kane kandidaturat e Piro Boboli e Jorgo Koninit ndersa PBDNJ ate te kryetarit aktual Dhimiter Maluqi. Edhe ne Dropullin e Siperm PS ka propozuar Panajot Lulen ndersa PBDNJ Ilia Papailia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›