Vrasje te paralajmeruara dhe nje shtet nxites

Dy ngjarje te renda kane tronditur Shkodren javen qe u mbyll dhe kjo jo vetem per pasojat qe paten tre te vrare por dhe per faktin se gjakmarrja shfaqet frikshem perseri. Fenomeni vrases i se shkuares qe ka ardhur duke u deformuar pas viteve 90 vazhdon te sjelle viktima. Me gjithe apelet konferencat simpoziumet e takimet kombetare me qellim eliminimin e ketij fenomeni ai vazhdon te tregoje se eshte i pathyeshem te pakten perderisa shteti ligjor e drejtesia eshte larg asaj qe duhet te jete.
Per drejtesine e munguar dhe jo eficencen e shtetit ligjor eshte folur mjaft dhe per riaktivizimin e krimit e elementeve te tij ne situata te renduara politike ose prag zgjedhjesh eshte folur por zgjidhje nuk shihen dhe krimi vetem perparon. Te krijohet pershtypja nuk dua te mendoj se eshte bindje se krimi perfshire dhe hakmarrjen e gjakmarrjen eshte jashte kontrollit. Por nuk duhet te jete keshtu madje duket se ai kontrollohet nga dikush e disa qe duan te kete pasiguri dhe ti perdorin keto situate per qellime shumeplaneshe.
Duke gjykuar mbi dy ngjarjet e fundit ne Shkoder historine e zanafillat e te cilave i njoh pasi kam shkruar per to prej shume vitesh verehet nje perqasje jo e rastesishme dhe deri diku e frikshme. Vritet nje person i denuar me burgim per gjakmarrje qe i jepet leje nga burgu dhe vrasesit dine jo vetem lejen qe i eshte dhene por dhe ku do levizte. Vritet prapa shpine dhe autoret largohen. Policia thote se i ka identifikuar por nuk jep zyrtarisht as motivin dhe as emrat per arsye hetimi dhe pse eshte e qarte se vrasja ka si motiv gjakmarrjen.
Kater dite me pas dy vellezer vriten po per gjakmarrje. Dhe kete here policia nuk jep autor derisa ai dorezohet apo vetedorezohet dhe pranon se ka qelluar per te marre gjakun e babait. Edhe ky autor eshte i arratisur nga burgu gjate nje leje disaoreshe qe i eshte dhene me 2 tetor 2010. E ndersa ai qarkullonte ne Shkoder e organizonte vrasjen e dy vellezerve jo vetem nuk kapej por as bihej ne gjurmet e tij. Duket si rastesi e cuditshme qe vritet per gjakmarrje nje person qe i eshte dhene leje nga burgu dhe arratiset nje tjeter gjate nje leje me qellim qe te vriste te tjere persona po per gjakmarrje.
Per arratisjen e Admir Tafilit u proceduan ne gjykate 10 vete qe me pas te gjithe dolen ndersa i arratisuri merrte dy jete njerezish faji i vetem i te cileve ishte se ishin vellezerit e nje ish-oficeri policie ne emigracion qe pretendohet nga Tafilet se gjate ushtrimit te detyres ne operacion ku zakonisht efektivet jane te maskuar kishte qelluar dhe vrare babane e te arratisurit nga burgu. Dhe ketu ka mjaft pikepyetje qe kerkojne pergjigje nga shteti qe thote se funksionon.
Dy vrasjet e javes se fundit ne Shkoder ishin vrasje te paralajmeruara njihej konflikti por shteti nuk i ndaloi. Madje mund te thuhet se kontribuoi. Policia e Shkodres nuk merr dijeni se nje i denuar per vrasje ka marre leje disaditore dhe leviz ne qytet. Kete e meson vetem kur e vrasin. I arratisuri nga duart e shtetit permes deklaratave ne seancat gjyqesore apo dhe atyre mediatike te familjes se tij ka bere te ditur qellimin per hakmarrje sado e pakuptimte te jete ajo ne rastin konkret.
Qe ketej del se kushdo qe ka nje konflikt sado te vogel duhet te gjeje menyren ta zgjidhe vete me vetegjyqesi apo jo pasi shteti nuk vepron. Nje tjeter element qe tregon mekatet e shtetit eshte fakti se gjate gjykimeve te krimit te gjakmarrjes apo hakmarrjes qe ne kodin penal cilesohet vrasje me paramendim ne te shumten e rasteve te akuzuarit perfitojne ulje te 1/3 e denimit sipas nenit 406 te kodit te procedures penale. Nese duhet te aplikohet zbatimi i ketij neni ne raste krimesh te renda si ai i vrasjes kete duhet ta thone specialistet.
Por qe kjo ndihmon ne nxitjen e vetegjyqesise ky eshte nje fakt. Si vend qe aspiron integrimin ne familjen evropiane nder perparesite e tij ka forcimin e shtetin ligjor te drejtesise dhe zbatimin e ligjit. Fatkeqesisht kjo nuk po ndodh dhe ka gjasa qe politika jo vetem nuk e do qe te forcohet shteti ligjor por ndihmon qe kjo te mos ndodhe. Dhe shqiptaret do vazhdojne te hakmerren primitivisht perderisa drejtesia vetem e tille nuk do jete perderisa politika do vazhdoje ta perdore krimin per qellimet e veta qe vetem te mbara nuk jane.