E Diel, 1 Nëntor 2026

Minuta dramatike/ Zjarri përfshin pallatin në Tiranë, zjarrfikësit luftë me flakët, evakuohen banorët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e kësaj të marte, një pallat banimi në zonën e njohur si kryqëzimi te “Farmacia 10”, përballë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas raportimeve dhe pamjeve nga vendi i ngjarjes, flakët kanë shpërthyer në një kompleks banimi afër këtij kryqëzimi.

Forcat e zjarrfikëses dhe policia e Tiranës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar dhe shuar flakët, si dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të pallatit apo në ndërtesa fqinje.

Ndërkaq, nga kompleksi i banimit mësohet se janë evakuuar edhe banorët e pallatit, ndërsa deri tani mësohet se dy persona dhe 2 zjarrfikës janë paraqitur në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ me shenja asfiksie.

I njëjti pallat mësohet se është djegur edhe në maj të vitit 2021. Në atë kohë zjarri preku katin e fundit të këtij pallati, i cili asokohe ishte në ndërtim duke lënë pas vetëm dëme materiale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›