E Diel, 1 Nëntor 2026

Minutat e Hollivudit Nje producent i pavaraur thote se tregu eshte i hapur per filma me buxhet te ulet

Ne kohera te veshtira ekonomike njerezit shpesh i kthejne syte nga industria e filmit dhe prandaj Hollivudi eshte pare zakonisht si pjese qe nuk preket nga recesioni. Studiot e medha filmike po perpiqen shume qe te nxjerrin te ardhura nga shitja e filmave e disa prej tyre kane mbyllur sektorin e produksionit. Nje producent i pavaraur thote per Zerin e Amerikes se tregu tani eshte i hapur per filma me buxhet te ulet. Ai shpjegon se situata ekonomike qe po kalon Amerika ka sjelle relitete te reja edhe ne Hollivud.

Prapa syve te tu eshte nje thriller psikologjik qe del se shpejti ne treg. Ky film me buxhet te ulet me nje reklamim te mire mund te sjelle shume te ardhura.

Filmi eshte bere nga Vesuvio Entertainment nje kompani e vogel e pavarur. Producenti ekzekutiv Greg Sims thote se filmat e mire me buxhet te vogel po gjejne vend ne treg.

Njerezit thone se eshte nje biznes terheqes pasi ne shohim qe modeli i biznesit te filmit po ndryshon. Filmat e medhenj nuk po shiten shume me disa perjashtime te vogla.

Perjashtimet jane filma si AVATAR nje film fantastiko shkencor. Ai ka fituar rreth 2 miliard e gjysem dollare ne gjithe boten.
Por per realizmin e tij u shpenzuan miliona dollare dhe pak producente mund te gjejne financime te tilla ne ditet e sotme.
Sims ka marre aktore jo shume te njohur perdor aksionin dhe thrillerin si ne filmin e vitit 1990 Red Surf.

Ne kete film spikati i riu George Clooney dhe ylli i muzikes rrok Gene Simmons. Producenti i filmit thote se ky film u kthye ne kult dhe gjithashtu solli shume te ardhura.

Filmi Red Surf ku interpretonte Clooney ishe nje film tipik aksioni. Protagonistet shisnin droge ne menyre te paligjshme ka skena me perleshje ne varka ka shume shperthime ekplozivi. E kemi bere kete film vetem per 1.2 milion dollare.

Filmat horror jane nje tjeter gjini qe mund te realizohen dhe me me pak te ardhura. Ne vitin 1997 Sims solli filmin romantik Touch me.

Ai thote se teknologjia e re dixhitale ndihmon ne shkurtimin e buxhetit.

Ajo qe po shohim tani jane filma te realizuar per 1 milion e gjysem 2 milion dollare dhe qe kane probleme ti nxjerrin shpenzimet e tyre dhe gjithashtu shohim nje ngritje te kerkeses per filma me 100 mije 200 mije dollare.

Ai thote se elementi i suksesit eshte nje produksion dhe reklamim te mire si dhe pershtatja me kerkesen e tregut.

Puna ime eshte qe te jem i shkathet per tiu pergjigjur ndryshimeve te tregut qe ndodhin cdo ore e qe kundershtojne njera-tjetren cdo vit.

Me filmin Pertej syve te tu ai thote se do te kete fitime nga shitjet e DVD-ve nga shkarkimet dixhitale dhe nga shfaqja e filmit ne arenen nderkobetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›