E Diel, 1 Nëntor 2026

Miranda Lambert kryeson me 9 kandidatura per cmimet e muzikes kantri

Nje balerine japoneze dhe partneri i saj i vallezimit argjentinas kane fituar cmimin e skenes ne kampionatin boteror te Tangos.

21 vjecari Ortega dhe 42 vjecarja Kuwamoto spikaten mes 20 cifteve qe dolen ne finalen e ketij festivali. Ne kete konkurrim moren pjese 400 cifte kercimtaresh te tangos qe u mblodhen nga Uruguaji Greqia Kolumbia dhe Japonia.

Diego Ortega eshte lindur ne Buenos Aires por u zhvendos disa vite me pare ne Japoni ku jepte mesime tangoje.

Ortega dhe Kuwamoto jane partnere ne vallezim prej dy vjetesh. Dhe gjate konkurrimit te vitit 2009 ata arriten te hynin ne finale.

mimi i skenes qe fituan ata perfshin 5 mije dollare dy bileta udhetimi per ne Madrid si dhe nje kontrate dy mujore per nje tur vallezimi te tangos ne Japoni.

Kercimi i tangos i cili u zbulua ne vitet 1800 ne periferite e Buenos Airesit dhe Montevideos qe nga viti 2009 eshte pjese e trashegimise boterore kulturore qe mbrohet nga Kombet e Bashkuara.

2. Miranda Lambert udheheq me 9 kandidatura ne garen e cmimeve te muzikes kantri duke hyre ne historine e ketij zhanri muzikor si muzikantja me me shume kandidatura. Gjithashtu ajo ka dy kenget e saj The house that built me dhe White liar qe konkurrojne per kengen me te mire te vitit.

Ajo ndiqet ne konkurim nga Lady Antebellum e cila ka 5 kandidatura. Gjithashtu ne kategorine per kengen me te mire Lady Antebellum konkurron me kengen Need you now. Ne listen e kandidaturave renditen dhe Zac Brown me 4 kandidatura ku spikat kenga Toes si dhe Blake Shelton dhe Trace Adkins.

Ne listen e kandidaturave per duetet me te mira jane dhe Steel Manoglia nje cift te dashuruarish dhe ne jete te cilet konkurrojne kete vit perballe Sugerland Brooks and Dunn.

Meghan Linsey e Steel Magnolias thote se ajo eshte rritur duka pare idhujt e saj qe ngjiten ne skene si kandidatura apo si fitues te cmimeve me te mira te muzikes kantri. Te jesh pjese e kesaj gare si e kandiduar per cmim eshte nje enderr qe behet realitet - thote ajo

Nata e madhe e ndarjes se cmimeve te muzikes kantri do te mbahet ne 10 nentor ne Nashville dhe do te transmetohet drjetpersedrejti nga stacioni televiziv ABC.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›