E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minxhozi Drejtesia nuk ekziston

I ftuar ne emisionin Shqip analisti politik Skender Minxhozi duke iu referuar rasteve me te fundit te akuzave te ndersjellta ne politiken shqiptare u shpreh se sistemi i drejtesise ne vend nuk ekziston dhe se politika ne keto 20 vjet ka qene e interesuar ta mbaje ate te dobet.

Ketu nuk ka asnje sistem drejtesie sepse ne 20 vjet faktoret politike kane qene te interesuar ta mbajne te dobet ate tha zoti Minxhozi.

Me tej zoti Minxhozi solli si shembuj edhe rastet e akuzave per korrupsion ne disa vende perendimore si Italia e France. Sipas tij ne keto vende ne te kunderten e asaj qe ndodh ne Shqiperi ka hetime nga organet kompetente.

Mendimi i analistit Minxhozi eshte kundershtuar nga deputeti i Partise Demokratike Mark Marku. Deputeti Marku tha se sistemi i drejtesise ne vend eshte me autonomi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›