Shehi Te ndryshojme Kushtetuten
Kjo qeveri e ka mbushur ditet e veta. Jemi ne nje nevoje te domosdoshme te bejme ndryshime kushtetuese. Presidenti te zgjidhet nga populli me nje forme pushteti me te zgjeruar per te kontrolluar mazhorancen dhe opoziten. Modeli yne nuk funksionon. Kerkohet nje reforme e rendesishme qe kerkon konsensus bipartizan tha Shehi.
Per zotin Shehi mazhoranca nuk ka dinjitet moral pasi asnje deputet brenda saj nuk ka kurajon te kundershtoje ndersa opozita sipas tij eshte e paqarte dhe pa nje strategji.
Mazhoranca nuk ka dinjitet moral per te hapur debat te brendshem. 70 deputete nuk jane te gjithe ne nje mendje por nuk kane kurajo te kundershtojne brenda mazhorances. Opozita eshte e paqarte dhe nuk ka nje skeme. Shqiperia duhet te ndryshoje u shpreh Shehi.