E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësore, Apolonia, një tjetër humbje 3-2

Apolonia pas humbjes 3-2 me Partizanin për kampionat, pësoi një tjetër humbje po me shifrat 3-2, por kësaj radhe në miqësoren me Elbasanin në Fier.
Skuadra kampione, Elbasani, shënoi golin e parë me anë të afrikanit Anicet. Barazoi 1-1 Hysko për Apoloninë. Portieri Kotorri shënoi nga pika e bardhë e penalltisë (2-1), për t'ia lënë radhën sërish Anicet (3-1). Hysko shënoi sërish për Apoloninë (3-2).
Dy ekipet aktivizuan disa lojtarë të huaj, ku te Apolonia u aktivizua për herë të parë edhe lojtari malazez, Miroslav Vucevic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›