Miqësore, Kastrioti – Turbina 3-2

(ALBANIA SPORT) – Kastrioti fitoi 3-2 miqësoren me Turbinën e Cërrikut që militon në Kategorinë e Parë. Për skuadrën e Ramadan Ndreut shënuan Rroshi, Abazaj dhe Shameti. Të shtunën Kastrioti do të zhvillojë një miqësore me Bylisin, kryesuesin e Kategorisë së Parë. Lajmet e fundit nga kampi krutan flasin për largimin e mbrojtësit Raimond Shala, mesfushorëve Fejzo Shënaj dhe Klevis Roshi si dhe të sulmuesit Florian Braho.