E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virtyt Hashani në provë te Shkumbini

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi kosovar Virtyt Hashani është duke u testuar me Shkumbinin gjatë përgatitores së peqinasve në Ulqin të Malit të Zi.

Për formacionin e Përparim Daiut firmosi pak ditë më parë mesfushori kosovar Driton Krasniqi, i cili më parë është aktivizuar me Besën.

Me skuadrën peqinase ripërtëriti kontratën edhe mbrojtësi boshnjak Ahmed Mujdragiç (17 ndeshje këtë sezon).
 
Nga Shkumbini janë larguar Hetlem Capja, Roland Dervishi dhe Alvist Gjata.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›