Miqësore, Bylis – Albpetrol 0-2

(ALBANIA SPORT) – Bylisi i Kategorisë së Parë humbi 2-0 miqësoren me Albpetrolin e Patosit të Kategorisë së Dytë. Dy golat për patosarakët u shënuan nga Aliçaushi dhe Miho. Bylisi, kryesuesi i Kategorisë së Parë (37 pikë në 35 ndeshje) do të kryejë fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë.