Miqesore, Makedonija Gj.P mposhti Dritën Golin e vetëm për ekipin shqiptar e ka realizuar Izair Emini në minutën e 55. Ndryshe, përkundër humbjes, trajneri i Dritës Jeton Beqiri u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.

Shkup, 22 shkurt - Skuadra e Dritës e ka zhvilluar miqësoren e parafundit në prag të kampionatit pranveror. Bogovinasit gjatë ditës së diell në stadiumin e Velezit, janë mposhtur me rezultat 2:1 nga lideri i Ligës së parë, Makedonija Gj.P.
Golin e vetëm për ekipin shqiptar e ka realizuar Izair Emini në minutën e 55. Ndryshe, përkundër humbjes, trajneri i Dritës Jeton Beqiri u shpreh i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij.
“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve edhe pse tereni ishte jashtëzakonisht i vështirë për lojë. Para nesh kishim një kundërshtar shumë të fortë, kurse ne patëm disa mangësi që ditët e ardhshme do të mundohemi ti eliminojmë.
Këtë javë na pret edhe një takim kontrolluese me skuadrën shkupjane, Rabotniçki, kurse më pas do të mendojmë për garat e kampionatit pranveror”, tha Beqiri. Nga ana tjetër, te “luanët” me sukses është paraqitur strugani Njazi Lena, i cili pati disa asistime të suksesshme. (A.S.)
E Hene, 23 Shkurt 2009