Renova fiton 4-1 me NapredokunGolat për Renovën i kanë shënuar Vullnet Emini (2), Ylber Aliu dhe Besart Ibrahimi

Avdyl SALIHU (Shkup, 22 shkurt) - Ekipi i Renovës në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin pranveror, gjatë fundjavës ka zhvilluar ndeshjen e katërt kontrolluese.
Kështu, “Gjipspunuesit” në fushën e Ohrit, kanë arritur të shkathojnë skuadrën e Napredokut duke e mposhtur me rezultat 4-1. Golat për Renovën i kanë shënuar Vullnet Emini (2), Ylber Aliu dhe Besart Ibrahimi.
“Ka qenë një ndeshje me shumë raste, ku ne kemi dominuam gjatë tërë takimit. Përveç katër golave që i kemi shënuar, kemi goditur edhe katër herë shtyllën kundërshtare. Jemi të kënaqur nga forma e futbollistëve dhe tani do të përqendrohemi maksimalisht për ndeshjen e parë kampionale ndaj ekipit të Makedonija Gj.P”, pohoi ndihmës trajneri i Renovës, Bujar Islami.
Ndryshe, në këtë miqësore janë aktivizuar të gjithë lojtarët. “I kemi aktivizuar të gjithë futbollistet, kurse në fushë kemi futur edhe tre talentet e shkollës sonë Sajmir Fetahu, Burim Sadiku dhe Bajram Memedi.
Këta tre lojtar janë duke i shfaqur cilësitë e tyre, dhe mendoj se shumë shpejt do jenë arma e ndritshme e klubit”, pohoi Islami.
E Hene, 23 Shkurt 2009