Miqësore, Prishtina-Dinamo 1-1Kampionia e Shqipërisë, Dinamo, shënoi e para me anë të sulmuesit argjentinas Ruben Oscar Çeko në minutën e 63-të. Kampionia e Kosovës, Prishtina, e drejtuar nga Afrim Tovërlani barazoi me anë të zëvendësuesit Tahi

Prishtina-Dinamo 1-1. Një ndeshje midis dy kampionëve, të Kosovës e Shqipërisë, por tërësisht me një sfond kombëtar kuqezi, duke sfiduar kohën tejet të ftohtë në stadiumin e Prishtinës. Miqësorja ishte një homazh për një vjetorin e Pavarësisë së shtetit më të ri në Europë, Kosovës.
Takimi nisi e përfundoi me duartrokitje të publikut e përqafime midis lojtarëve, të cilët dëshmuan në praninë e presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, por edhe të dy presidentëve të federatave respektivë të futbollit, Fadil Vokrit të FFK-së dhe Armand Dukës së FSHF-së, jo vetëm “Fair-Play”, se janë skuadra të një kombi ende edhe për pak kohë të ndarë.
Kampionia e Shqipërisë, Dinamo, shënoi e para me anë të sulmuesit argjentinas Ruben Oscar Çeko në minutën e 63-të, i cili mposhti portierin e Prishtinës, Feim Statovci nga një distancë shumë e afërt. Goli i parë i një argjentinasi në një stadium të Kosovës.
Kampionia e Kosovës, Prishtina, e drejtuar nga Afrim Tovërlani barazoi me anë të zëvendësuesit Tahir Ademi në minutën e 80-të me një goditje brenda zonës së vogël së Dinamos. Ademi zëvendësoi pikërisht Berat Hysenin, një ish-lojtar i Tiranës gjatë sezonit 2007-2008.
Prishtina-Dinamo 1-1
E martë, 17 shkurt 2009
Stadiumi i Prishtinës, shikues 15 mijë.
Gjyqtarë: Hasani, Fejzullahu e Krasniqi
PRISHTINA: Statovci, Idrizi, Shabani, Krasniqi, Kozhani, Hoxha, Ahmeti, Baliqi, Hyseni, Skeraj dhe Fetahu (u inkuadraun në pjesën e dytë edhe: Blakqori, Haliti, Humolli, Ademi, Mazrekaj dhe V. Krasniqi. Trajner Afrim Tovërlani
DINAMO: Kotori, Sina, Daja, Pisha, Bodrusiq, Poçi, Nezaj, Bakaj, Graniç, Romero dhe Cheko (u inkuadruan: Hoxha, Hasa, Delia, Hasi dhe Memushi. Trajner Shkëlqim Muça
DEKLARATAT E TRAJNERËVE
Afrim Tovërlani (Prishtina): “Ishte një lojë përgjithësisht e mirë. U dëshmua se Dinamo është më e përgatitur, për faktin se ajo tashmë ka zhvilluar disa ndeshje në kampionat, kurse ne ende jemi në vlugun e përgatitjeve fizike. Dinamo u pa që është skuadër e mirë dhe cilësore. Megjithatë, nuk mund të them se janë në ndonjë nivel shumë më të lartë se ne”
Shkëlqim Muça (Dinamo): “Pikësëpari ishte kënaqësi për ne si skuadër që morëm pjesë në këtë aktivitet festiv. Po ashtu, mendoj se kjo miqësore i shërbeu të dyja skuadrave. Kushtet jo aq të mira për lojë ndikuan paksa në ritmin e lojës, por mendoj se rezultati i barabartë ishte më se real”
E Marte, 17 Shkurt 2009