E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani, Tirana i ka në dorë “1 milion euro”Në total në 20 javët e luajtura, 2-herë kampionët e Shqipërisë kanë koleksionuar vetëm 5 fitore (9 barazime, 6 humbje, 24 pikë në total, vendi i 8-të). Ndërsa titulli kampion është thjesht një ëndërr

Elbasani (vendi i 8-të, 24 pikë) bëri shtatë blerje në merkaton dimërore (Dede, Pema, Qorri, Kuçi, Hallaçi, Karchev, Meglenski), një shumë, që së bashku dhe me shpenzimet e merkatos verore, gazeta prestigjioze sportive “Panorama Sport” e llogarit në 1 milion euro.

Blerje që ende nuk e kanë dhënë plotësisht efektin e tyre, kur në tri ndeshjet e para të vitit 2009, Elbasani ka mundur të marrë një fitore me Teutën (1-2), një barazim me Vllazninë (0-0) dhe një humbje me Lushnjën (1-0).

Në total në 20 javët e luajtura, 2-herë kampionët e Shqipërisë kanë koleksionuar vetëm 5 fitore (9 barazime, 6 humbje, 24 pikë në total, vendi i 8-të).

Trajneri Mirel Josa (19 ndeshje; 5 fitore, 8 barazime, 6 humbje, 23 pikë) i ka lënë vendin Faruk Sejdinit (1 ndeshje, 1 barazim me Vllaznine 0-0).

Ndërsa titulli kampion është thjesht një ëndërr në sirtar (Elbasani ndodhet 16 pikë larg Tiranës, me të cilën do të përballet në javën e 21-të), Kupa e Shqipërisë mbetet e vetmja mundësi për të “justifikuar” mega-shpenzimet e dyshes Laze-Sejdini.

Në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Elbasani do të kalojë nga Tirana (pikërisht ndoshta për këtë arsye presidenti i Vllaznisë, Fushaj akuzoi kryebashkiakun Sejdini se Elbasani po favorizon Tiranën), dhe nëse verdheblutë do të eliminoheshin në këtë fazë, atëherë “fatura 1 milion euro” do të rëndonte shumë.

E Marte, 17 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›