E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqesore U-19, Shqipëri – Qipro 2-2Takimi i parë në “Niko Dovana” i zhvilluar të martën përfundoi 1-1

Rrjetet sociale:

Shqipëria U-19 barazoi 2-2 në “Ruzhdi Bizuta” të Elbasanit me Qipron e kësaj moshe, në miqësoren e dytë brenda dy ditësh midis dy përfaqësueseve.

Hoxha (25’) dhe Manuka (79’) shënuan për Shqipërinë e drejtuar nga Ramadan Shehu. Karambolos (54’) dhe Filaktu (90’) realizuan për Qipron.

Takimi i parë në “Niko Dovana” i zhvilluar të martën përfundoi 1-1. Golin për seleksionin shqiptar  në atë takim e shënoi talenti shkodran Bekim Balaj në minutën e 60-të, përpara se qiprioti Alkiviadou ta barazonte shifrat pesë minuta më pas, në të 65’.

Dy skuadrat do të zhvillojnë edhe dy miqësore të tjera midis tyre, por kësaj radhe në Qipro.


Numri i klikimeve - 30
  E Merkure, 21 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›