Miqesoret Argjentina mund Brazilin. Goli i fitores nga Messi

Nje gol i talentit Lionel Messi ne kohen shtese i ka dhuruar fitoren 1-0 Argjentines ne miqesoren kunder rivaleve te perjetshem te Brazilit. Ndeshja e cila shenoi dhe rikthimin e Ronaldinjos ne perfaqesuesen braziliane rezultoi nje zhgenjim per Selecao qe pas pese vjetesh i dha fund dominimit ndaj perfaqesueses argjentinase.
Gjithsesi Brazil do te ishte me i rrezikshem me lojen e tij ne minutat e para dhe do ti afrohej golit ne fillim me Daniel Alves i cili do te ndalej vetem nga traversa dhe me pas me Ronaldinjon. Goditja e fantazistit te Milanit do te gjente te pergatitur Romero qe do te shpoetonte skuadren nga nje gol i sigurte.
Dialogu mes portierit dhe Ronaldinjos do te perseritej serish ne minuten e 38-te me argjentinasin qe do te grushtonte sakte ne nje goditje deniumi te ekzekutuar nga braziliani. Argjentina do te rrezikonte ne fundin e pjeses se pare me Messin por talenti i Barcelones nuk do te kalonte portierin Victor.
Ne syte e legjendes franceze Zinedine Zidane dhe trajnerit te Manchester United Alex Ferguson te pranishem ne kete ndeshje Lionel Messi do ti afrohej serish golit ne minuten e 82-te por do te ndalohej ne momentin e fundit nga mbrojtesi Thiago Silva.
Kur gjithcka po shkonte drejt barazimit pa gola Messi do te shenonte ne minuten e dyte shtese duke i dhuruar suksesin e pare Argjentines qe fitoren e fundit ndaj Brazilit e kishte regjistruar ne vitin 2005.
Nertan Prifti