E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miqësorja Shqipëri – Jordani, dalin në shitje biletat e ndeshjes

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për miqësoren mes Shqipërisë dhe Jordanisë.

Më 14 tetor, Kombëtarja do të luajë në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00.

Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot kanë mundësinë që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE dhe se çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›