E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis regjistrimi fillestar i pasurive në 21 fshatra në Tropojë

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka nisur regjistrimin Fillestar të pasurive të paluajtshme në 21 fshatra të Tropojës, një hap i rëndësishëm drejt garantimit ligjor të të drejtave mbi pronën dhe përfundimit të hartës kadastrale për zonat rurale.

Ky proces është pjesë e programit kombëtar të regjistrimit fillestar në 106 zona kadastrale në mbarë vendin dhe synon të zgjidhë përfundimisht problematikat pronësore historike.

Sipas njoftimit të ASHK-së, fshatrat e përfshirë në këtë proces në Tropojë janë: Bllatë, Bradoshnicë, Brise, Curraj i Poshtëm, Degë, Gjonpepaj, Gri e Re, Jaho Salihi, Kërrnajë, Kovaçe, Lekbibaj, Lëkurtaj, Markaj, Myhejan, Palcë, Papaj, Peraj, Salcë, Selimaj, Tetaj dhe Rragam Llugaj.

Në këtë fazë, ASHK bën të ditur se po punon për të informuar banorët për rëndësinë e regjistrimit dhe hapat që duhet të ndjekin; paraqitjen e dokumentacionit ligjor që zotërojnë familjet për pronat si dhe po realizon matjet në terren me teknologji bashkëkohore për saktësi maksimale dhe transparencë.

Besart Peci banor i fshatit Lekëbibaj, shprehet i kënaqur që ka nisur regjistrimi i pronave dhe tokave që siç thotë ai “i kemi të trashëguara nga të parët e gjyshërit tanë”. Ai thotë se punonjësit e ASHK-së kanë ardhur ne familjen e tij dhe u njohën me dokumentet që zotëronim. “Pasi na informuar mbi procesin kanë nisur matjet në terren”, thotë Peci.

Ekspertët e ASHK-së, shprehen se pas regjistrimt fillestar të pronave , zona ngarkohet në sistem dhe qytetarët mund të aplikojnë për të marrë titujt e pronësisë.

ASHK falënderon të gjithë banorët e fshatrave të përfshirë për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar, duke e konsideruar këtë si një hap vendimtar drejt përfundimit me sukses të regjistrimit fillestar dhe lëshimit të titujve të pronësisë.

/a.f/

View this post on Instagram

A post shared by Agjencia Telegrafike Shqiptare (@ata.gov.al)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›