Miqësorja e nesërme, ndeshja e parë në histori e Shqipërisë me Gjibraltarin

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet në miqësoren e nesërme në orën 18:00, për herë të parë në histori, me kombëtaren e Gjibraltarit, që është federata më e vogël e UEFA-s.
Në 100 ndeshje që ka luajtur në histori, Gjibraltari ka arritur që të fitojë vetëm 10 prej tyre dhe ka humbur 74. Vitin e kaluar pësoi një humbje rekord 14-0 kundër Francës.
Skuadra e drejtuar nga Skot Visman renditet në vendin e 199-të në renditjen e FIFA-s dhe lider të skuadrës ka veteranin Liam Uoker.
Por, pavarësisht se është një shtet i vogël dhe me futbollin në zhvillim, Gjibraltari ka një ekip si Linkoln Red në grupet e Conference League.
Ndeshja mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë do të luhet në stadiumin Europa Sports Park, me kapacitet 2500 vende dhe me bar artificial.
/gj.m/r.e//a.f/