Rama: Përfundon rruga Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, nxit turizmin natyror

TIRANË, 3 shttaor/ATSH/ Aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq përveç se lehtëson qarkullimin e mjeteve, nxit po ashtu edhe një perspektivë të re për turizmin natyror në zonën juglindore të vendit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të këtij aksi rrugor, një segment i përfunduar rishtazi që përmirëson shumë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane.
Rama theksoi se “ky aks rrugor nxjerr në pah një itinerar të ri i cili kalon përmes një peizazhi shumë të bukur, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror në këtë qark”
Rruga e re ndihmon po ashtu në lidhjen e fshatrave të zonës së Korçës me qendrat urbane, duke krijuar kushte të reja për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë, agrobiznesit dhe agroturizmit në këtë zonë.
1 nga 5/m.m/r.e//a.f/