E Hënë, 2 Nëntor 2026

GAZA – OKB: 21 000 fëmijë jetojnë me aftësi të kufizuara për shkak të luftës

GJENEVË, 3 shtator /ATSH-ANSA-AA/ – Të paktën 21 000 fëmijë në Gaza jetojnë me aftësi të kufizuara të shkaktuara nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit që nga 7 tetori 2023, sipas Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (CRPD).

‘’Rreth 40 500 fëmijë kanë pësuar lëndime të lidhura me luftën në gati dy vjet’’, theksoi  komiteti, i përbërë nga ekspertë që takohen dy herë në vit në Gjenevë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se 185 persona, përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur nga uria vetëm në muajin  gusht, shifra më e lartë mujore e regjistruar që nga fillimi i luftës së Izraelit në enklavë gati dy vjet më parë, transmeton Anadolu.

Ministria tha se 70 nga vdekjet ndodhën pasi sistemi i monitorimit të urisë i mbështetur nga OKB-ja, Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC), e shpalli zyrtarisht Gazën zonë urie muajin e kaluar.

Zyrtarët e shëndetësisë raportuan se më shumë se 43 mijë fëmijë nën 5-vjeç vuajnë nga kequshqyerja, së bashku me 55 mijë gra shtatzëna dhe që ushqejnë me gji.

Ata shtuan se 67 për qind e grave shtatzëna tani janë anemike, shkalla më alarmante e dokumentuar në vite.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›