E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqesorja ndajMaqedonise kombetarjahumb edhe Canen

POGRADEC- Kombetarja shqiptare ka nisur grumbullimin ne Pogradec per ndeshjen miqesore ndaj Maqedonise ne program te merkuren ne oren 18. Ne krye te ekipit kete here eshte edhe trajneri Josip Kuzhe qe rikthehet pas mungesave me Bosnjen dhe me Bjellorusine. Nderkohe ekipi duket i pergjysmuar ne prag te kesaj sfide.

Pas demtimit te Ervin Skeles te dielen ne mbremje ka qene Lorik Cana ai qe ka pesuar nje demtim ne ligamente dhe do te mungoje. Cana doli me probleme ne fund te ndeshjes ndaj Manisasporit te dielen ne mbremje dhe do te qendroje te pakten dy jave jashte fushave. Perpos kesaj sipas futbollisteve miqesorja me Maqedonine ka nje tjeter rendesi.

Kjo eshte nje ndeshje miqesore dhe trajnerit i duhet te shohe sa me shume lojtaret e rinj u shpreh Ervin Bulku. Nderkohe per Ansi Agollin mbeshtetja e tifozeve do te jete shume e rendesishme. Do te luajme per here te pare ne Korce dhe shpresoj qe me mbeshtetjen e tifozeve te fitojme. Duam ti kenaqim korcaret tha ai. Miqesorja ndaj Maqedonise eshte e fundit per vitin 2010 per kombetaren shqiptare. Ekipi kuqezi shkon per here te pare ne stadiumin e Korces per te zhvilluar nje ndeshje me drita.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›