Feste ne Korce Skenderbeu triumfon ndaj Dinamos ne ndeshjen historike
Skenderbeu fitoi 3-2 ndaj kampiones ne fuqi Dinamos ne nje ndeshje e gjitha historike jo vetem pse dy skuadrat zhvillonin midis tyre ndeshjen e 100-te midis tyre me vetem 8-te fitore te korcareve ndaj 60-te te bluve takimin e pare nen dritat e projektoreve ne stadiumin e Korces por dhe ne vendosjen e nje rekordi absolut te pranise se tifozerise te ujqerve te debores rreth 12 mije shikues ne nje stadium nga me modernet ne Shqiperi. Pas urimeve te rastit dhe prirjes se shiritit nga ana e presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka dhe ministrit te Financave Ridvan Bode ne rolin e nje ultrasi te paster Kemi stadiumin me modern kampion do te dale Skenderbeu ne prani edhe te presidenteve te Skenderbeut Agim Zeqo dhe atij te Dinamos Besnik Sulaj festa ne Korce nisi me nje pafundesi fishekzjarresh dhe shiritash e deri te vajzat me kostume popullore te zones. Nje ndeshje fair-play qe nisi qysh jashte fushe me deklaratat e matura e teper te kujdesshme te dy trajnereve Shkelqim Muca Skenderbeu dhe Luis Manuel Blako Dinamo shtrengimit te duarve ne fushe nga dy kapitenet respektive Bledi Shkembi dhe Arjan Pisha gjykimin thuajse perfekt te nderkombetarit te FIFA-s Albano Janku e deri te perqafimet tejet miqesore midis lojtareve ne fundin e takimit.
Pas goditjes se traverses nga ana kapitenit korcar Bledi Shkembi 31 e nje pjese te pare te mbyllur pa gola fraksioni i dyte prodhoi pese gola takimi i fundit midis dy ekipeve ishte mbyllur 4-3. Seria e golave nisi me mesfushorin e Kombetares Gjergji Muzaka 48 i cili konvertoi ne gol pasin e sherbyer saktesisht nga argjentinasi Lukas Malarkane duke bere te heshte nje stadium te tere. Pas vetem gjashte minutash gjithcka u vendos ne baraspeshe kur boshnjaku Ivan Jolic realizoi ne te 54 pas nje topi te marre nga serbi Mlladen Berkic. Ujqerit e Muces rifituan qetesine e duhur nderkohe qe te blute e Blankos nisin rokadat e zevendesimeve. Nigeriani Orelesi i la vendin lushnjarit Sekseri dhe argjentinasi Malarkane lezhjanit Malota. Ne minuten e 69-te Skenderbeu shenoi golin e avantazhit me ane te kroatit Luko Biskup pas nje krosimi te kapitenit Bledi Shkembi.
Tri minuta me pas Muzaka i demtuar i le vendin Fatjon Sefes ndersa Skenderbeu ul ne stol Shkembin per Vishajn dhe Fagun per Ristovskin. Ne minuten e 77-te Mlladen Berkic shenoi golin e trete per Skenderbeut dhe te katertin te tij sezonal pas asistit te Biskupit gol qe qetesoi kampin korcar nderkohe qe ai blu u pergjigj me Elis Bakajn i cili fiksoi me golin e tij te 7-te sezonal rezultatin perfundimtar 3-2. Te dielen Flamurtari i ka te gjitha mundesite te marre kreun nese vlonjatet do te fitojne ne Elbasan perpara se te presin Dinamon ne Vlore ne javen e pare te fazes se dyte.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 11
12-15 nentor
Te premten
Laci-Besa 1-0
Te shtunen
Skenderbeu-Dinamo 3-2
Bylis-Shkumbini 3-2
Te dielen
Elbasani-Flamurtari 1300
Tirana-Vllaznia 1300
Te henen
Kastrioti-Teuta 1300
Bylisi mision i kompletuar ndaj Shkumbinit
Nje gol i vonshem i realizuar nga sulmuesi kamerunas Guy Madjko i siguroi Bylisit nje fitore jetike ne triumfin 3-2 ndaj Shkumbinit ne takimin e vlefshem per javen e fundit te fazes se pare e duke hequr sadopak kujtimet e hidhura nga ai shkaterrim 6-0 me Teuten nje jave me pare. Ndeshja ne Adush Muca te Ballshit nisi gati me 100 minuta vonese nga ora 1300 kur ishte programuar ne 1420. Sulmuesi Fjodor Xhafa shenoi i pare per Bylisin me nje gol te realizuar ne minuten e 11-te por Bekim Kuli balancoi rezultatin ne minuten e fundit te pjeses se pare.
Ishte serish vlonajti 33-vjecar Fjodor Xhafa ai qe i dha per here te dyte avantazhin ekipit te Nikola Ilievskit ne minuten e 47-te por sulmuesi gjirokastrit i Shkumbinit Arlind Nora ekuilibroi rezultatin 2-2 ne minuten e 88-te. 26-vjecari kamerunas Guy Madjo fiksoi shifrat 3-2 ne minuten e 88-te duke i dhuruar fitoren e trete sezonale Bylisit pas atyre me Kastriotin 1-0 dhe Besen 3-1. Per Shkumbinin humbja ne Ballsh ishte e pesta ne 11 jave. Bylisi u ngjit ne kuoten e 10 pikeve duke lene pas Besen 8 qe nga ana e saj humbi me Lacin Elbasanin luan te dielen me Flamurtarin dhe Kastriotin luan te henen kunder Teutes.
Tirana dhe Vllaznia pas heshtjes perballen ne fushe
Tirana dhe Vllaznia mberrijne ne perballjen e tyre tradicionale pas heshtjes se gjate per shtypin. Tirana e Nevil Dedes vjen pas fitores 3-1 me Shkumbinin nderkohe qe edhe Vllaznia mberrin ne kryeqytet pas fitores 3-0 me Elbasanin. Per trajnerin aktual te Vllaznise Mirel Josa kjo do te jete nje sfide ndaj ish-skuadres qe e ka nxjerr kampione ne edicionin 2003-0004 por e ka drejtuar edhe dy here te tjera. Po te dielen Elbasani i vendit te fundit dhe i prekur nga sindromi i gjobave do te prese ne Ruzhdi Bizhuta Flamurtarin e vendit te dyte dhe ne superforme cka e tregoi edhe me fitoren 4-0 ndaj Skenderbeut nje jave me pare. Te premten Laci fitoi 1-0 me Besen e Kavajes. Te henen java e 11-te mbyllet me takimin Kastrioti-Teuta.
15 Nentor 2010