E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo-Presiado sherrdhe fyerje mes teknikeve

MADRID- Post-ndeshja e se dieles mes Sportingut te Gijonit dhe Realit te Madridit ka sjelle nje tjeter perplasje mes Zhoze Murinjos dhe Manuel Presiados. Perpara takimit qe u fitua 1- 0 nga Reali i Madridit fale nje goli te Gonzalo Higuain trajneri i Gijonit kishte deklaruar hapur ne media Zhoze eshte nje maskara. Por pas ndeshjes ata jane takuar serish kete here ne parkingun e stadiumit El Molinon. Murinjo qe ishte i pezulluar te dielen i ka bere Presiados qe nga autobusi shenjen e fitores ndersa nuk ka munguar as nje batute e rende e tij. Do te biesh ne kategorine e dyte mesohet ti kete thene portugezi trajnerit te Sporting Gijon. Por ky ka qene vetem starti. Manolo Presiado nuk e ka permbajtur veten dhe te dy per pak jane kapur me duar.

Trajneri i Sportingut ka hedhur nje shishe plastike drejt autobusit te Realit te Madridit nderkohe qe ka kapur edhe organet gjenitale per te ofenduar kolegun. Megjithate situata nuk ka degjeneruar me tej pasi pjestaret e sigurise se stadiumit nderhyne per te qetesuar Presiadon. Edhe Murinjo kerkoi mbylljen e deres se autobusit pasi situate mund te behej me e dhunshme. Megjithate kjo ishte vetem njera ane e ndeshjes se te dieles pasi edhe ne fushe nuk munguan nderhyrjet ndaj lojtareve te Realit por edhe fishkellimat etifozeve. Po ashtu pati edhe pankarta ne mbeshtetje te trajnerit Presiado.

Perplasja mes Zhoze Murinjos dhe Manolo Presiados nisi ne shtator te ketij viti. Tekniku i Realit e akuzoi kolegun e tij se i dhuroi fitoren Barcelones duke hedhur ne fushe kunder saj formacionin e dyte. Eumlshte e veshtire te fitosh titullin kur sheh skuadra si Gijoni qe ndaj Barcelones hedhin ne fushe formacionin e rezervave pati deklaruar portugezi ne nje interviste dhene per radion Cadena Ser. Barcelona fitoi 1-0 ne sfiden ndaj Gijonit duke hasur veshtiresi te medha ndersa sipas Murinjos faji ishte totalisht i trajnerit mik qe nuk hodhi ne fushe me te miret ndoshta duke menduar se fitorja ne Kamp Nou ishte e pamundur. Me pas gjerat kaluan disi ne harrese por gjate javes se shkuar perplasja mes tyre ishte serish teme dite. Ne nje konference per shtyp Manolo Presiado deklaroi se Murinjo eshte nje maskara qe akuzon pa lidhje ekipin tim per dhurata ndaj Barcelones.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›