E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mira Meksi, në garë për "Ballkanika"

Mbrëmjen e së enjtes, në një konferencë të organizuar në stendën e shtëpisë botuese “Toena” u prezantua shkrimtari shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në çmimin "Ballkanika 2011".

Juria e përbërë nga prof. Jorgo Bulo, prof. Ali Aliu, Preç Zogaj, Diana Çuli, Virgjil Muçi dhe Piro Misha kanë zgjedhur shkrimtaren Mira Meksi me librin e saj “E kuqja e demave”, botuar nga “Ideart” për të përfaqësuar Shqipërinë. Libri, botim i vitit 2009, i vë ngjarjet në Spanjë dhe pikërisht niset nga personazhet e njohur të këtij vendi, toreadorët, për të ngritur më pas një strukturë rrëfimi që e bën të dallueshme si shkrimtare.

Zgjedhja e jurisë duket se ka qenë e njëjtë me tendencën edhe të vendeve të tjera, të cilët kanë përzgjedhur kryesisht shkrimtare në garën për këtë çmim. I pranishëm në konferencë ishte edhe kryetari i Fondacionit ‘Ballkanika’, Nikolay Stojanov.

Shkrimtarja Asli Erdogan do të përfaqësojë Turqinë, Aleksander Prokopiev Maqedoninë, shkrimtarja Zdravka Evtimova Bullgarinë, Dejan Stojiljković Serbinë, nga Rumania është zgjedhur Oma Stanescu dhe nga Greqia, Krisitos Ikonomu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›