E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid pas De Jongut

Real Madridi ndjek mesfushorin e Manchester Cityt, Nigel de Jong. Daily Star Sunday ka njoftuar se De Jong është objektiv i gjigantit madrilen që planifikon të paraqet ofertë prej 20 milionë funtesh për transferimin e reprezentuesit holandez në Santiago Bernabeu.

Trajneri i Realit, Jose Mourinho ka dërguar skautë për të përcjell De Jongun në ndeshjen e kaluar të Cityt kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve.

De Jong, thuhet se është i dëshpëruar që bisedimet or kontratën e re janë shtyrë deri në vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›