E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miraka: Mbi 400 ish te perndjekur mbi 80 vjec, demshperblehen kete vit

Plot 400 ish te perndjekur politike mbi 80 vjec dhe qe jetojne, do te jene te paret, te cilet do te perfitojne kete vit demshperblimin per kohen qe kaluan ne burgjet e diktatures komuniste. Ish te perndjekurit, vleresojne vendimin e qeverise per te shtuar numrin e perfituesve, sipas kerkesave te bera nga vete ata. Kryetari i Shoqates se ish te Perndjekurve Politike, Simon Miraka, ka deklaruar se qeveria plotesoi kerkesat qe kjo pjese e shoqerise, i beri duke zgjeruar numrin e perfituesve. Gjithashtu ai ka vleresuar edhe vendimin e marre nga qeveria, per te demshperblyer te paret, te gjithe ata persona, qe jane gjalle dhe mbi moshen 80 vjec.

Per vitin 2013, qeveria ka parashikuar nje fond prej 30 miliarde lekesh dhe personat qe kane mbetur pa marre kestin e pare dhe kestin e dyte, me kete fond se do te likuidohen. Kete fakt e evidenton edhe z.Miraka. ne intervisten dje per Tv Klan, ai tha edhe se demshperblimi i te perndjekurve per te burgosurit qe jane gjalle, pothuajse eshte drejt fundit. “Procesi filloi me 26 mars dhe tani, ne periudhen janar-shkurt, presim te filloje demshperblimi edhe per trashegimtaret”, ka bere te ditur Miraka.

Nga ana tjeter, z.Miraka ben thirrje te pershpejtohet sa me shume dhenia e parave, kesti perkates nga qeveria, ne menyre qe te mos humbet kohe.

Nje tjeter shqetesim Miraka ngre per dokumentacionin qe i paraprin demshperblimit: “Te pushkatuarit pa gjyqe dhe te internuarit ne periudhen e viteve 1945-1954, nuk kane dokumentacionin e duhur per te vertetuar kohen e internimit per motive politike dhe njekohesisht vrasjet pa gjyq, per motive politike. Ka disa raste, te burgosur apo te pushkatuar me gjyq, qe nuk kane vendimin e gjyqit, sidomos keto qe kane vendime burgu apo pushkatimi dhe ekzekutimi nga gjykata e Shkodres dhe Beratit, sepse nga rremujat e vitit 1997, ato u dogjen dhe njerezit, qofte dhe trashegimtare te vete personave te denuar, nuk gjejne dokumentet”, - thekson kreu i shoqates se te perndjekurve politike, Simon Miraka. Duke folur ne emer te shoqates ai pohon se “kemi dhene nje sugjerim, qe ne mungese te ketyre dokumenteve, te njihen deshmite e penalitetit”. Sipas tij kjo mund te behet sepse ne deshmine e penalitetit, eshte numri i vendimit per te cilin eshte denuar, ku vertetohet nese denimi eshte politik apo ordiner”.

Prej shume kohesh, te perndjekurit politike, kane parashtruar kerkesat e tyre ne qeveri, lidhur me ndryshimin e ligjit per demshperblimin e kesaj shtrese te shoqerise shqiptare. Nje pjese e pretendimeve u pranuan nga qeveria dhe tashme pritet vetem diskutimi i tyre ne Kuvend dhe miratimi ne seance plenare, per te hyre me pas ne fuqi.

Demshperblimi

Per vitin 2013, qeveria ka parashikuar nje fond prej 30 miliarde lekesh dhe personat qe kane mbetur pa marre kestin e pare dhe kestin e dyte me kete fond, do te likujdohen. Demshperblimi i te perndjekurve per te burgosurit, qe jane gjalle, pothuajse eshte drejt fundit. Ai filloi me 26 mars dhe ne periudhen e muajve janar-shkurt, pritet te filloje demshperblimi edhe per trashegimtaret.

Viti 2017, mbyll demshperblimin e ish te perndjekurve

Ne fund te vitit qe sapo lame, ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, gjate nje takimi me perfaqesues te ish-te perndjekurve politike, u shpreh se procesi i demshperblimit te kesaj shtrese te shoqerise shqiptare, do te marre fund ne vitin 2017. Halimi ka kujtuar faktin se Ministria e Financave per vitin 2013, ka percaktuar buxhetin per demshperblimin e kesaj kategorie. Gjithashtu, ministri Halimi ka nenvizuar faktin, se demshperblimi i kesaj kategorie, eshte nje nga prioritet e qeverise, ndaj ato zene nje vend te vecante ne buxhetin e shtetit. Gjithashtu, ministri Halimi ka bere te ditur, se perpunimi i dosjeve ne Ministrine e Drejtesise, eshte ne vazhdim e siper, ndersa grafiku i shperndarjes se demshperblimit, hartohet nga Ministria e Financave, pas marrjes se konfirmimit, nga Ministria e Drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›