PD, 7 pyetje pa pergjigje per Ramen
Partia Demokratike ka reaguar dje pas konferences per shtyp te kryetarit Rama, ku kerkoi serish sqarim per lidhjet e tij financiare e familjare, me Kosta Barjaben. Nepermjet nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD-se eshte shprehur se kreu i PS-se nuk u dha pergjigje 7 pyetjeve ne lidhje me pasurine e gruas se tij dhe pallatin e ndertuar ne rrugen “Qamil Guranjaku”. “Z.Rama pas pushimeve te zgjatura ne resortet me luksoze, refuzoi t’u pergjigjet pyetjeve te gazetareve per lidhjet e tij financiare e familjare, me Sekretarin e Ceshtjeve Sociale, xhepistin Barjaba, fshehjen e origjines se 100 milione lekeve kredi pa interes te bashkeshortes se tij Lindita Basha, si dhe pallatin “paje”, te bashkeshortes se tij, ndertuar ne lulishten e sheshit te pallateve, ne rrugen "Qamil Guranjaku" dhe qe kane te bejne me standardin minimal te transparences qe duhet te demonstroje cdo politikan e aq me teper drejtuesi i partise me te madhe te opozites”, tha zedhenesja e PD-se, Laura Vorpsi. Pavaresisht mungeses se pergjigjeve nga ana e kryetarit te opozites, Partia Demokratike vazhdon te pyese Ramen per lidhjet dhe abuzimet e tij. PD-ja i ka drejtuar shtate pyetje Rames, per te cilat pret nje pergjigje. PD e pyet Ramen, sa projekte ka ndare zonja Lindita Basha me Kosta Barjaben gjate viteve te bashkepunimit te ngushte te tyre? Per kete lidhje, PD deklaron se ka dokumente, me te cilat mund te ndihmojne edhe Ramen. Cili eshte historiku i vertete i pallatit 5 katesh dhe nje kat nen toke, i bashkeshortes dhe familjareve te saj, ndertuar ne lulishten e pallateve me firmen tuaj? A keni qene ju ne konflikt interesi ne rastin e leshimit te dy lejeve te ndertimit per kete pallat te bashkeshortes suaj dhe familjareve te saj? PD thekson ne deklaraten e saj se, lejet e ndertimit per kete pallat, jane leshuar per nje truall, qe mbante klasifikimin ligjor te sheshpushimit midis pallateve dhe per te cilat ligji shprehimisht i ndalon bashkite, te leshojne leje ndertimi. Pyetja tjeter qe PD i ka drejtuar Rames eshte, a ndjeheni pergjegjes, se ju per interesa familjare, keni shkelur ligjin me leshimin e ketyre lejeve te ndertimit? Kur investitore te pallatit ne kohen e ndertimit, rezultonin nje pensioniste dhe nje i vetepunesuar me te ardhura te pakta. Tre pyetjet e tjera qe PD i ka drejtuar Rames, jane: si eshte paguar firma e ndertimit te pallatit te gruas suaj Linda Basha, me para’, apo mos ndoshta firmat e ndertimit jane shperblyer me leje ndertimi, kontrata te tjera te favorshme nga bashkia? Apo pallati eshte ndertuar me para te gjobave 20%-she, qe te kane paguar kompanite e ndertimit, sipas akuzave te tyre publike? Pse nuk eshte deklaruar as sot origjina e 100 milione lekeve kredi pa interes, qe gruaja juaj Linda Basha, ka dhene apo marre? Pse nuk deklarohet marresi apo dhenesi i kredise pa interes ne ILDKP, si c'kerkon ligji i ketij institucioni? A jane deklaruar ne organet tatimore dhe a jane paguar taksat nga gruaja juaj, per 100 milione te kredise pa interes? Partia Demokratike i ka rikujtuar edhe nje here z.Rama, se pergjigja ndaj ketyre pyetjeve, si dhe ndaj cdo pyetje tjeter qe ka te beje me historine e pallatit “paje”, kredise pa interes dhe lidhjet financiare familjare me xhepistin Barjaba, ka te beje me standardin me minimal te transparences se domosdoshme, per cdo person publik.
PYETJET
1- Sa projekte ka ndare zonja Lindita Basha me Kosta Barjaben gjate viteve te bashkepunimit te ngushte te tyre?
2- Cili eshte historiku i vertete i pallatit 5 katesh dhe nje kat nen toke i bashkeshortes dhe familjareve te saj, ndertuar ne lulishten e pallateve me firmen tuaj?
3- A keni qene ju ne konflikt interesi ne rastin e leshimit te dy lejeve te ndertimit per kete pallat te bashkeshortes suaj dhe familjareve te saj?
4- A ndjeheni pergjegjes, se ju per interesa familjare, keni shkelur ligjin me leshimin e ketyre lejeve te ndertimit?
5- Si eshte paguar firma e ndertimit te pallatit te gruas suaj Linda Basha, me para, apo mos ndoshta firmat e ndertimit jane shperblyer me leje ndertimi, kontrata te tjera te favorshme nga bashkia? Apo pallati eshte ndertuar me para te gjobave 20%-she qe te kane paguar kompanite e ndertimit sipas akuzave te tyre publike?
6- Pse nuk eshte deklaruar as sot origjina e 100 milione lekeve kredi pa interes qe gruaja juaj Linda Basha ka dhene apo marre? Pse nuk deklarohet marresi apo dhenesi i kredise pa interes ne ILDKP si c'kerkon ligji i ketij institucioni?
7- A jane deklaruar ne organet tatimore dhe a jane paguar taksat nga gruaja juaj per 100 milione te kredise pa interes?